Google dhe “Gmail” janë prekur nga një ndërprerje e shërbimit në disa qytete të SHBA-së.

“Pjesa më e madhe e ndërprerjeve duket se kanë ndodhur në qytete të mëdha në brigjet perëndimore dhe lindore, duke përfshirë Los Anxhelesin, Nju Jorkun, San Françiskon dhe Bostonin”, sipas uebfaqes Downdetector, e cila gjurmon ndërprerjet në uebfaqe dhe në shërbimet e internetit.

Gjithashtu janë prekur dhe qytetet e Çikagos, Dallasit dhe Hustonit.

“Shumica e problemeve të raportuara nga “Google” dhe “Gmail” ishin të lidhura me qasjen, por pas vrojtimit të përdoruesve”, u raportua se ata nuk ishin në gjendje të përdorin kërkimin në Google.