Gratë parlamentare të rajonit mblidhen në Tiranë, Meta: Barazia gjinore një sfidë

Gratë parlamentare të rajonit janë mbledhur të mërkurën në sallën e seancave plenare ne Tiranë për të diskutuar rreth sfidave që lidhen me çështje të barazisë gjinore, fuqizimin e tyre në shoqëri dhe rritjen e përfaqësimit në politikë.

Konferenca u përshëndet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili shprehu mbështetjen e parlamentit shqiptar në rritjen e fuqizimit të gruas në Shqipëri, jo vetëm në vendimarrje, por në gjithë jetën shoqërore, përmes nxitjes së iniciativave në përmirësimin e legjislacionit në këtë drejtim.Ilir Meta

Kreu i Kuvendit duke u ndalur tek barazia gjinore, tha se ajo përbën një sfidë jo vetëm për rajonin tonë, por dhe për vendet më të zhvilluara. “Çështja e barazisë gjinore është mjaft komplekse sot, pasi flasim për përfaqësimin politik, por dhe eleminimin e hendekut gjinor, që kërkon një adresim më të gjerë që lidhen me adresimin e tregut të punës, sistemin e pagave dhe mjaft faktorë të tjerë socialë. Të gjitha këto mund të adresohen duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje”, theksoi Meta.

Ai nënvizoi se sikurse në botë është rritur ndjeshëm numri i grave parlamentare, edhe në parlamentin shqiptar sot kontribuojnë 32 gra deputete, tre prej të cilave drejtojnë komisionet parlamentare. Meta përshëndeti angazhimin serioz të tyre sidomos në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Një ngjarje pozitive të kësaj legjislature, kryeparlamentari vlerësoi krijimin e Aleancës së Grave Deputete, e cila tha ai “nuk është se u pa pa shqetësim nga burrat, por mbi të gjithë ajo ka arritur disa suksese të rëndësishme, ku më i dukshmi është ndryshimi në kodin elektoral që lidhej me zgjedhjet e fundit vendore, ku u vendos që 50% e listave të këshilltarëve bashkiakë të jenë gra”.

“Kjo bëri të mundur që në Këshillin Bashkiak të Tiranës për herë të parë të kemi një shumicë gjinore në favor të grave dhe shpresojmë që kështu të ndodhë në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e tjera vendore”, tha Meta.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al