Një grup i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi është goditur nga policia greke. Operacioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, të Athinës.

Në pranga janë vënë 6 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë nga mosha 27 deri 44 vjeç. Ndërsa personi i gjashtë është një 37-vjeçar nga Greqia.

Policia ka sekuestruar një sasi 84 kg 411 gram marijuanë, 6245 euro, disa lekë shqiptare, 1 automjet, 1 motor, 1 peshore dhe 6 celulare. Ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro