Hahn në Tiranë, Vasili: Ta nisë “screeningun” nga paratë e pista

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, vjen këtë pasdite në Tiranë.Por kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se BE-ja nuk flet kurrë për paratë e pista dhe për këtë duhet të flasë Hahn në takimin me kreun e qeverisë. Në një postim në facebook, Vasili thotë se BE-ja në Bruksel flet shumë pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tiranë bashkëjeton fort mirë në heshtje me këtë fenomen.

”Hanh është sot në Tiranë dhe le ta fillojë ”screeningun” nga paratë e pista, të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit

A do të flasë Hanh me Kryeministrin për paratë e pista që blenë edhe Reformën në Drejtësi, se BE-ja në Tiranë bashkëjeton me to. BE-ja duhet të kishte si kusht kryesor për hapjen e negociatave me Shqipërinë, luften pa asnjë kompromis kundër pastrimit të parave të pista. Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shumë të medha po shpërbën ekonominë, bleu Reformën në Drejtësi dhe po trondit rëndë ekulibrat sociale të vendit.

Çuditërisht BE-ja në Bruksel flet shumë pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tiranë nuk ka folur dhe nuk flet kurrë, bile bashkëjeton fort mirë në heshtje me këtë fenomen të dimensioneve të frikshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë alarmin për pastrimin e parave të pista. Por edhe Banka e Shqipërisë ka vënë gishtin në plagë. Hanh është sot në Tiranë dhe le ta fillojë screeningun nga paratë e pista, të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës.

Paratë e pista blenë, shkatërruan, bllokuan dhe lanë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të lartë, pa KLGJ pa KLP pa Inspektor të përgjithshëm të drejtësisë. Paratë e pista i prenë kokën Drejtësisë shqiptare. A do t’ja thotë dot këto Hahn kryeministrit të Shqipërisë që qeverisë i vetëm me para të pista???? Ishalla ja thotë Hahn kryeministrit sepse BE-ja në Tiranë nuk ja tha dhe nuk ja thotë dot as në ANGLISHT as në KROATISHT.

Departamenti Amerikan i Shtetit, konfirmoi shumë qartë se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. Dhjetrat kullat në Tiranë, jane prova e qartë që fajëson. Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë në një parajsë dhe lavatrice kolosale të pastrimit të parave.

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore. Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al