Verifikimi përmes venave të gjakut, një metodë biometrike sigurie e cila skanon venat në dorën tuaj, është deshifruar.

Duke përdorur një dorë fallco përbërë nga dylli, Jan Krissler dhe Julian Albrecht demonstruan sesi kanë arritur të manipulojnë skanerët e Hitachi dhe Fujitsu.

Krijimi i tyre thonë se përfshin 95% të pajisjeve të këtij tregu. Metoda u demonstrua në Gjerman në konferencën Chaos Communication Congress.

Ndërsa shenjat e gishtërinjve mund të lihen në sipërfaqe të ndryshme. Të venave jo dhe janë konsideruar si më të sigurta.

Por për hulumtuesit nuk përbënte problem të cilët arritën të kopjonin sipërfaqen e venave nga një fotografik e kapur me kamër SLR.

Prej mese 30 ditësh u realizuan testime me 2,500 foto për një dorë e cila mori 15 minuta të ndërtohej.

Verifikimi përmes venave të gjakut nuk është teknologji e përdorur tek smartfonët dhe përdoret zakonisht në ndërtesat e agjencive të inteligjencës, raporton PCWorld.

Në 2013-ën dyshja arriti të kapërcente sigurinë e Apple Touch ID brenda 24 orësh nga debutimi në Gjermani.