Lewis Hamilton është shprehur dyshues për ritmin e Ferrarit pas disa fitoreve të një pas njëshme nga piloti i “kok kuqes”.

Deklaratat e britanikut të Mercedes vijnë pasi Leclerc edhe këtë fundjavë bëri një xhiro të shpejtë.

Nuk e di ku e gjeti Ferrari këtë ritëm, nuk dukeshin ata në pistë. Leclerc bri një xhiro të jashtëzakonshme. Për të qenë përpara kisha nevojë për diçka speciale. Jam i sigurt se preka edhe murin gjatë xhiros. Jam i kënaqur që jam në vijën e parë, do të provoj ti befasoj në garë. Mund të jemi agresivë”, ka thënë anglezi i Mercedes.

“Mendonim se do të luftonim me Red Bull, nuk e prisnim që Ferrari të ishte kaq i fortë e të na duhej të qendronim pas tyre. E pata të vështirë të luftoja, por perspektiva është se do të jetë një garë e bukur “, tha Hamilton në konferencë për shtyp. Pas një gjysme të parë sezoni për tu harruar ku Mercedes merrte praktikisht gjithnjë dy vendet e para, duke i dhënë një ndihmë të madhe Hamilton të shkojë drejt titullit kampion, gjërat kanë ndryshuar si me dorë në tre garat e fundit, ku Ferrari është kthyer të jetë fitues”-u shpreh Hamilton.