Hapen aplikimet për Fondin e Grave Sipërmarrëse në Tiranë

Brunilda Paskali 1Hapen aplikimet për Fondin e Grave Sipërmarrëse në Tiranë! Gratë që kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme por edhe ato që kanë ide biznesi mund të aplikojnë për të përfituar nga granti i cili arrin vlerën nga 280.000 lekë deri në 420.000 lekë, për çdo plan biznesi fitues.

Kryetari i Bashkia Tiranë, Erion Veliaj, shpreh falenderimet e tij për Nënkryetaren e Bashkia Tiranë, Brunilda Paskali dhe UN Women për mbështetjen dhe kujdesin që treguan për këtë projekt

Ky projekt i Bashkia Tiranë i ngritur nën kujdesin teknik të UN Women, do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes, orientime profesionale dhe kualifikime që sipërmarrëset të jenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur. Afati i fundit për dorëzim është JO më vonë se 26 gusht 2016 (brenda ores 16:00) në adresë: Sektori i Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashki. Formulari për të aplikuar dhe më tepër informacion gjendet ne këtë faqehttp://bit.ly/2aZVb55 .

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al