Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një aeroport në Arabinë Saudite. Nëna harroi fëmijën e saj në terminal dhe u kujtua për të vetëm në momentin kur avioni ishte ngritur nga pista.

Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta. Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit me 1 orë.

Mediat arabe shkruajnë se situata e çuditshme ka ndodhur në avionin e linjës Jeddah- Kuala Lumpur gjatë fundjavës së kaluar. Kur nëna u kujtua për fëmijën e saj, njoftoi e alarmuar ekuipazhin e avionit. Pilotët, më pas, komunikuan me kullën e kontrollit, të cilët edhe pse ishte një rast i paprecedent për ta, i dhanë mundësinë pilotëve të uleshin sërish në pistë.