Haxhinasto-Bulc: Po përgatisim projekte të financueshme për segmentet e rrjetit hekurudhor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, pati dhe një takim me Eurokomisioneren për Transportit Violeta Bulc.

Ministri Haxhinasto, e njohu komisioneren Bulc, me punën që pala shqiptare ka bërë për rrjetin kombëtar dhe atë atë rajonal.

haxhinasto

Ministri Haxhinasto, tha se pala shqiptare është duke planifikuar gjithë projektet e infrastrukturës, dhe duke i pergatitur ato për financim. “Po kooperojmë me kolegët në rajon për të intensifikuar punën për projektet e përbashkëta me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi”.

Haxhinasto, tha se Shqipëria ka alokuar fonde ndër vite në rrjetin kryesor, dhe sot janë rreth 100 ml. euro duke u investuar në projekte të aksit Veri-Jug. Por pavarërisht kësaj duhen rreth 850 milion euro, për të përfunduar korridorin Adriatiko Jonian.

Përgjatë korridoreve kryesore, po përgatisim si projekte të financueshme edhe segmentet kryesore të rrjetit hekurudhor. Së shpejti do jetë gati segmenti Tiranë- Rinas- Durrës, më tej në listë janë Durrës Kufiri me Maqedoninë, Durrës- Mal i Zi, dhe Lidhja hekurudhore me Greqinë.

Duke vlerësuar sigurinë rrugore si një element të rëndësishëm, Haxhinasto tha se Qeveria Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me bazë performance për 1300 km të rrjetit kryesor rrugor, që do të financohet së bashku me Banken Botërore.
Haxhinasto, u ndal edhe te modeli që po aplikohet në kufirin me Malin e Zi, “një ndalesë një shërbim” për ta zgjeruar edhe më tej, çfarë do të përgjysmojë kostot dhe reduktojë proçedurat e kalimit të kufirit.

Me tej Haxhinasto, shtroi nevojën për rritjen e financimeve nga BE-ja. Ai shtroi mundësinë për dhënien nga BE, të garancive që zëvëndësojnë garancitë sovrane të vendeve që marrin kredi, si pasojë e hapsirës së vogël fiskale të tyre. Bulc u angazhua në vleresimin me më shumë vëmendje të këtij modeli.

Nga ana e saj komisionerja Bulc, vlerësoi rolin dhe angazhimin e Shqipërisë. Ajo dha mbështetje maksimale për nismën “one stop shop”, si dhe kërkoi nisjen e një letre edhe komisionerit për zgjerim Johannes Hahn, për ta mbështetur atë.

Violeta Bulc, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një nga vendet me aktive në bashkepunimin rajonal në këtë sektor dhe gatishmërinë e saj për të përfunduar sa më shpejt “Traktatin e Komunitetit të Transportit” mes vendeve të rajonit, që do të sjellë një nivel të ri evropian mes gjithë vendeve.

Gjate punimeve të konferencës, Ministri Haxhinasto pati bisedime për çështjet dypalëshe edhe me Ministrin e Transporti të Kosovës Lutfi Zharku, Ministrin e Transportit të Sllovenisë Peter Gaspersic, Ministrin e Transportit të Greqisë Christos Spirtzis, dhe atë të Malit te Zi Ivan Brajovic.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al