Haxhinasto: LSI, prioritet investimin që të rinjtë të kenë një jetë sociale dhe sportive më intensive

Ditën e djeshme është bërë inaugurimi i ambienteve sportive në gjimnazin “Miranda Baku” në Gostimë, përkatësisht një fushë basketbolli dhe volejbolli të standardeve shumë të larta.

Të pranishëm në këtë inaugurim ishin kryebashkiaku i Cërrikut, Altin Toska, ambasadori sllovaknëvendin tonë,Milan Ciganik dhe Sekretari për Programin në LSI, Edmond Haxhinasto. Projekti i Bashkisë Cërrik për rikonstruksionin e ambienteve sportive, përkatësisht fushës së volejbollit dhe asaj të basketbollit, doli fitues në aplikimet për financime nga ambasada sllovake. Ky ishte një bashkëfinancim prej gati 22 mijë eurosh nga Bashkia Cërrik dhe ambasada sllovake dhe pas gati një viti punimesh të vazhdueshme, rezultati ishin dy fushat sportive që tashmë, përveçse shkollës, do t’i shërbejnë edhe komunitetit.Në fjalën e tij përshëndetëse,ambasadori sllovak Milan Ciganik theksoi rëndësinë e sportit te të rinjtëdhe i nxiti ata ta përdorin energjinë e tyre rinore pikërisht në sport. Ndërkohë, edhe kryebashkiaku i Cërrikut, AltinToska, theksoi rëndësinë e sportit për të rinjtë.

Duke përshëndetur këtë ceremoni, Sekretari për Programin në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, është shprehur se kjo është një mundësi për të rinjtë për t’u marrë me sport, për të vazhduar me traditën e kampionëve që ka ajo zonë, duke ndjekur dhe shembullin e peshëngritjes.Ai ka vijuar më tej, duke thënë se, promovimi dhe mbështetja e sportit është një prioritet i rëndësishëm për vendin pasi marrja me sport forcon vlerat e tilla të individëve,siç është solidariteti, të punuarit në ekip, respekti reciprok dhe ndjenja e sakrificës që janë vlera shumë të rëndësishme për stofën sociale që ne kemi.”Kjo ishte një ngjarje vërtet e rëndësishme për Cërrikun. Është investuar në ndërtimin e dy fushave sportive në shkollën e mesme “Miranda Baku” në Gostimë, një fushë basketbolli dhe volejbolli të standardeve shumë të larta. Është një mundësi për të rinjtë për t’u marrë me sport, për të vazhduar me traditën e kampionëve që ka ajo zonë, duke ndjekur dhe shembullin e peshëngritjes.Promovimi dhe mbështetja e sportit është një prioritet i rëndësishëm për vendin pasi marrja me sport forcon vlerat e tilla të individëve siç është solidariteti, të punuarit në ekip,respekti reciprok dhe ndjenja e sakrificës që janë vlera shumë të rëndësishme për stofën sociale që ne kemi. Jam shumë mirënjohës për investimin realizuar nga Agjencia për Zhvillim të Sllovakisë dhe nga Bashkia Cërrik. Investimi nuk është i jashtëzakonshëm, është 22.000 euro, por është një mundësi shumë e madhe që i krijohet këtyre të rinjve e të rejave të shkollës së mesme, por gjithashtu edhe të rinjve të Cërrikut për t’u marrë me sport dhe për ta kaluar kohën në mënyrë kulturore, por edhe përfituese për ta.Mendoj që Cërriku po vazhdon me traditën e mirë për t’iu shërbyer qytetarëve. Kjo është mënyra se si duhet të operojë politika dhe kur sheh se si politikanët japin shembullin e përkushtimit ndaj komunitetit.Sigurisht që ata që merren vetëm me retorik politike dhe me konflikte politike zhvlerësohen edhe në sy të publikut. Unë e përgëzoj kryetarin e bashkisë që ecën me traditën më të mirë të LSI-së, si një forcë konstruktive, si një forcë që ka si interes madhor interesin e qytetarëve”, ka përfunduar në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni, z. Haxhinasto.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al