Haxhinasto në Berat inspekton punimet e ujësjellsit

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, inspektoi sot punimet në ujësjellsin e Beratit dhe Kuçovës. Gjatë fjalës së tij para mediave, Haxhinasto pohoi se investimi është impakt në reduktimin e humbjeve. “ Do të bëjëm inventarin e plotë të rrjetit të ujësjellësve sepse në këto ujësjellës kemi 75% humbje”, tha Haxhinasto.

Ai theksoi se synimi i këtij investimi është zgjatja e furnizimit me ujë të pijshëm. Ministri Haxhinasto ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë reforma për ujin e pijshëm në mënyrë që t’iu shërbehet akoma më mirë qytetarëve. Sipas tij, do të ndërhyet në drejtim të lidhjeve të paligjshme të bëra në rrjet, ku qëllim kryesor është shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve. “Një nga arsyet që kjo reformë të ketë sukses është të rrisim përgjegjësinë e autoriteteve vendore” ka thënë ai.

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al