Haxhinasto prezanton kriteret e reja për licensimin e serviseve dhe varrezave të makinave

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zgjedhur një pikë servisi në Tiranë për të prezantuar paketën e re ligjore me kriteret që duhet të plotësojnë serviset e automjeteve për liccensimin e tyre.

Ministri Haxhinasto, tha se këto kritere përfshijnë qendrat e autoriparimit, shitblejres së mjeteve, tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe grumbullimin e mjeteve që dalin jashtë përdorimit. Ministri, tha paketa ligjore vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe forcimit të sigurisë në transport. Një element i rëndësishëm i kësaj pakete është edhe mbrotja e mjedisit, pasi ka kritere të forta edhe në këtë aspekt.

Duke u ndalur në pikat kryesore të paketës, Haxhinasto tha se janë vendosur kritere për cilësinë dhe kualifikimin e të punësuarve në servise. Ministri, renditi gjithashtu si pjesë të paketës rregulloren e brëndëshme që parashikon mënyrën si bëhet servisi, si dhe garantimin e garancisë për shërbimin.

Haxhinasto, theksoi se qytetaret do të kenë garanci për punimet e kryera në pikat e autoserviseve. Kjo do të sjellë siguri më të madhe në transportin e qytetarëve, përfundoi Haxhinasto.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al