Haxhinasto: Reforma synon më shumë cilësi të ujit të pijshëm

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka prezantuar elementet kryesore të reformës së Ujit, përpara Kryeministrit Edi Rama dhe 61 kryetarëve të bashkive. Ministri Haxhinasto theksoi se qëllimi kryesor i kësaj reforme është përmirësimi i shërbimit të furnizimit me ujë që u ofrohet qytetarëve. Haxhinasto u ndal te gjendja aktuale e sistemit të ujësjellsave në gjithë vendin.

“Aktualisht 67% e ujit që prodhohet humbet ose nuk gjeneron të ardhura. Në shifra nga përllogaritjet rezultojnë 11 miliard në vit. Duhet që kjo vlerë të merret dhe të përkthehet në më shumë të ardhura dhe investime, pasi siç e shikoni qartë kemi rezerva të mëdha në sistem”, nënvizoi Haxhinasto. Ndër shkaqet kryesore të humbjeve, Ministri Haxhinasto, renditi keqmenaxhimin që lidhet me faktorin njerëzor.

“50% e humbjeve në rrjet vijnë për shkak të performances së dobët të Ujësjellësave, që lidhet me punonjësit dhe menaxhimin”. Pikë tjetër me rëndësi për këtë reformë, është riorganizimi i mënyrës së investimeve duke përjashtuar elementin politik, por duke vendosur atë të performances së shoqërive”.

Ministri Haxhinasto, më tej tha se kapitali njerëzor është element kryesor në këtë reformë, prandaj do të ketë kualifikim edhe çerfitikimtë për stafet. Në përfundim të kësaj reforme përveç cilësisë, Ministri renditi edhe rritjen e sasisë së furnizimit, për të shkuar nga 12 orë që është mesatarja aktuale, në 24 orë.

Më tej Haxhinasto u ndal te sistemi i kanalizimeve, ku edhe pse raporti i investimeve është 1/2 krahasuar me Ujësjellësat. Haxhinasto e mbylli fjalën e tij, duke ju thënë kryetarëve të bashkive, se mesazhi kryesor që duhet të përçohet edhe te qytetarët është që reforma synon më shumë cilësi për ujin e pijshëm dhe shërbime më të mira për ta.

Burimi:( Integrimi.al / E.S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al