Haxhinasto: Samiti i Parisit mundësi konkrete për financimin e projekteve insfraktrukturore

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri z.Johann Sattler. Asistenca e vazhdueshme e Austrisë në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit dhe frytet e asistencës teknike në sektorin jetik të ujësjellës kanalizimeve kane qenë suporti i madh për shtetin shqiptar.

Haxhinasto

Më tej Ministri dhe Ambasadori, diskutuan mbi mundësitë e gjera për zhvillim e këtyre marrëdhenieneve. Ai vlerësoi si mundësi konkrete bashkëpunimin në sektorin e transportit hekurudhor, i cili paraqet nevoja të mëdha për investime. Ministri Haxhinasto, vlerëroi eksperiencën austriake në këtë sector dhe shprehu gadishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit edhe në projekte konkrete të infrastrukturës.

Haxhinasto paraqiti gjithashtu si një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi transportin ajror, në të cilin kompanitë austriake, janë prezent me shërbimet e tyre por që mund edhe të angazhohen në investime të infrastruktuës aeroportuale. Veçanërisht pas heqjes së ekskluzivitetit të operatorëve të Aeroportit të Rinasit.

Duke folur për procesin e Berlinit, Haxhinasto shprehu besimin që mbas samitit të Vjenës, për rrjetin bazë të rajonit, Samiti i Parisit në 4 Korrik do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të financimit të projekteve të konektivitetit dhe infrastrukturës.

Burimi:(integrimionline/E S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al