Haxhinasto: Sfidë mbetet përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e volumit të mallrave

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka drejtuar analizën vjetore të Autoriteteve Portuale të vendit. Katër portet kryesore të vendit i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës dhe Sarandës, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, kjo falë edhe fluksit të madhe të pasagjerëve dhe turistëve gjatë vitit 2015.

Disa nga arritjet që portet kryesore shënuan gjatë vitit të kaluar, ishin përmirësimi i ndjeshëm i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Ndërkohë që po kryen ndërhyrje në modernizimin e përmirësimin e terminaleve të pasagjerëve dhe thellimi baseneve, për të bërë të mundur ankorimin e anijeve me tonazh të rëndë.

Ministri Haxhinasto, theksoi se pavarësisht rezultateteve të mira, sfidë mbetet përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve dhe veçanërisht hartimi i strategjive të veçanta për rritjen e volumit të mallrave. Ministri theksoi se brënda pak kohësh do të jenë gati edhe planet e reja të tarifimit, çfarë do të rrisë edhe mundësinë e kompetivitetit të porteve shqiptare në rajon. Ndaj drejtuesve të porteve Ministri Haxhinasto, tha se ardhur koha të ketë një qasje më komerciale për të rritur konkurueshmërinë në rajon.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al