Haxhinasto: Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milionë euro për të investuar në sinjalistikën rrugore

Haxhinasto4Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Ndalesa e Ministrit ishte në urën e Xibrakës, ku sëbashku me nxënës të gjimnazit “Vasil Kamami” të Elbasanit, u pastrua sinjalistika e dëmtuar, dhe u lyen me bojë disa pjesë të urës. Ministri Haxhinasto, tha se ky aks është pjesë e projektit për sinjalistikën në segmentin Rrogozhinë- Kapshticë, me vlerë 7 miliard lekë, dhe që pritet të ndryshojë tërësisht sigurinë përgjatë gjithë segmentit. Haxhinasto theksoi se në këto 2 vjet, është investuar më shumë se asnjëherë më parë në sigurinë rrugore.Haxhinasto 5

“Ky është aksi Elbasan- Librazhd, pjesë e projektit të rëndësishëm të sinjalistikës të aksit Rrogozhinë- Kapshticë, një investim prej 7 miliard lekësh të vjetra, që ka filluar, dhe që pritet ta ndryshojë tërësisht situatën e sigurisë në këtë segment. Njëkohësisht me të po zhvillohet edhe projekti Fushë Krujë- Hani i Hotit- Muriqan, investime që në këto dy vjet për sigurinë rrugore dhe sinjalistikën, shkojnë në 30 milion dollarë. Asnjëherë tjetër në investime në rrugët e Shqipërisë, nuk ka patur vlera të tilla. Megjithatë jemi të ndërgjegjshëm se duhen më shumë investime, pasi siguria në rrugë ka nevojë për investime të vazhdueshme.

Haxhinasto2Nga raportet rezulton se është 1 me 10, raporti midis investimit në rrugë dhe atij në sinjalistikë. Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milion dollarë investime në sinjalistikë. Rritja e sigurisë në rrugë është një çështje madhore si për Ministrinë e Transportit dhe ARRSH-në.

Haxhinasto6Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë në vitet e fundit në rrugët e vendit, janë investuar 3 miliard dollarë, i bie që 300 milion dollarë të investoheshin në sinjalistikë. Por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Vetëm në këto 2 vite si rezultat i përcaktimit të sigurisë rrugore si prioritet, janë investuar 30 milionë dollarë. Falenderoj stafin pedagogjik të shkollës “Vasil Kamami” dhe nxënësit, të cilët gjithmonë promovojnë çështje me ndjeshmëri të madhe publike, siç ishte ajo për cilësinë e ujit dhe ruajtjen e tij, dhe tashmë për sinjalistikën rrugore. Shqipëria ka nevojë për më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet”.

 

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al