Haxhinasto takon Merkel: Samiti i Parisit rishpreh angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit

HaxhinastoGjatë vizitës se tij në Berlin, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë. Në takim u diskutua për sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

E ftuar e nderit në takim ishte Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj.Gjate punimeve të ketij forumi të rëndësishëm, Ministri Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë. Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit.

Një ngjarje e tillë si Samiti i Parisit, ku pritet të deklarohet zyrtarisht një grand evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve brënda BE, pas referendumit britanik për daljen prej tij.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al