Haxhinasto: Të gjithë së bashku të votojmë për LSI, forcën e parë dhe forcën e paparë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në qytetin e Cërrikut në kuadër të përmbylljes së fushatës elektorale ku u parashtrua edhe programi elektoral i LSI-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, znj. Monika Kryemadhi, z. Edmond Haxhinasto, Kryetari i Bashkisë së Cërrikut z. Altin Toska, qytetar, simpatizant etj.

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit z. Edmond Haxhinasto u shpreh se duke votuar për LSI-së votohet për të rinj e Shqipërisë në mënyrë që vendi të jetë më i begatë i cili mbështet qytetarët e thjeshtë në politika konkrete.

“Duhet të votojmë për këta të rinjtë e të reja sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë një vend të begatë. Ti tregojmë më votë në 25 qershor që ata njerëz që e duan vendin e tyre, ata njerëz që janë punëtor të ndershëm ata meritojnë të marrin votën dhe të drejtojnë Shqipërinë. Të gjithë së bashku të votojmë për LSI, forcën e parë dhe forcën e paparë”, – u shpreh z. Haxhinasto.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al