Haxhinasto:Ministria e Transportit ka prioritet zbatimin e sistemeve inteligjente të transportit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto prezantoi të enjten aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për te gjitha itineraret dhe oraret e transportit publik. Në një deklaratë për mediat ministri, tha se aplikacioni “Smart Transport Albania”, është lehtësisht i përdorueshem, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.

Ministria e Transporteve, theksoi ai, i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.

Haxhinasto1“Në ketë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do ti shtohet edhe elementi i biletimit elektronik”.

Haxhinasto, tha se në muajin maj, përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transportin ndërqytetas, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptar, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport. Sipas tij, ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al