Eden Hazard ka një njohje të vjetër me Romelu Lukakun, të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares së Belgjikës.

Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, Hazard foli dhe për blerjen Lukaku-n, i cili së fundmi kaloi tek skuadra e Inter.

“Është një sulmues fantastik, që di të përshtatet shumë mirë në çdo situatë që mund të krijohet në fushën e lojës. Shënon shumë, por nuk duhet të vlerësohet vetëm për këtë”, ka thënë belgu.

“Di të bëjë shumë gjëra. Për shembull, është një specialist në krijimin e atyre që ne quajmë ‘lëvizje të dyta’. Të gjithë luajnë më mirë me të në ekip”.