Gonzalo Higuain është rikthyer te Juventusi. Pasi mbylli rrugëtimin e tij në huazim, fillimisht tek Milani e më pas tek Chelsea, tashmë argjentinasi është bashkuar sërish me kampionët e Italisë.

Ai ka kontratë deri në vitin 2021 me ta dhe nuk dihet nëse do mbetet pjesë e ekipit, apo do huazohet sërish.

Së fundmi, ai ka zbarkuar në ambientet e klubit, ku është pritur me ovacione nga një grup tifozësh.

Ata i dhanë brohoritje dhe ndjesi pozitive 31-vjeçarit,i cili nuk e di ende se cila do jetë e ardhmja e tij.

“Je i madh”, dëgjohet t’i thotë një tifoz, ndërsa të tjerët e përcjellin me fjalë pozitive e kërkesë për të qëndruar tek “Zonja e Vjetër”.

Të shohim ç’do ndodhë…