Oligerti, është një fëmijë i pafajshëm 10-vjeçar të cilin kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të shesë misra çdo ditë në vendin e quajtur “Ura e Karicës” për të siguruar rrobat dhe librat e shkollës.

Oligerti ka rrëfyer se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit dhe kthehet në shtëpi në orën 19:00 duke sfiduar motin edhe vetminë që e shoqëron gjatë gjithë ditës.

Me këpucët e grisura, të cilat ngjajnë shumë më tollumbat e Lulit të vocër të Migjenit, Oligerti qëndron i vetëm gjithë ditën duke pritur për dikë që të ndalojë e të blejë misra.

‘’Duhet me shit misra me bërë lekë, se duhet me ble rrobat e shkollës. Mami dhe babi janë pa punë dal nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës”, shprehet ai.