Historia e madhe që vjen nga zgjedhjet e mesmandatit të së martës është ajo që media lajmëronte çështjen e asaj që demokratët po zhvillonin.

Nuk kishte stuhi të kuqe. Nëse do të kishin qenë, republikanët do të kishin mbajtur shumicën e kontrollit të Kongresit Amerikan dhe do të kishin edhe më shumë përfaqësues në Senat.

Lidhur me këtë, beteja e konfirmimit të Kavanaugh si anëtar i Gjykatës së Lartë ishte shumë e nevojshme. ‘Adrenaline Shot’ për Votuesit e GOP.

Nuk kishte stuhi blu. Nëse do të kishte qenë, demokratët do të kishin fituar kontrollin e Senatit.

Kishte një stuhi të gjelbër të nënvlerësuar, e cila u përpoq të përmbyste republikanët me paratë e krahut të majtë.

Dhe atje ishte stuhia e zakonshme mediale anti-republikane, e cila u përpoq të përkrahte demokratët.

Kjo ishte një zgjedhje interesante dhe komplekse në të cilën personalitetet unike republikane fituan rizgjedhjen si guvernatorë në New Hampshire, Vermont, Massachusetts dhe Maryland, tre shtete të qarta blu (demokrate) dhe një shtet lejla (i ndryshueshëm) në verilindje të SHBA.

Ndryshimi më i madh në këto zgjedhje ishte vëllimi absolut i parave të krijuara nga miliarderët e krahut të majtë dhe grupet e aktivistëve që e urrejnë Presidentin Trump.

Pas garës së Kongresit, republikanët papritur gjetën miliona dollarë të derdhur kundër tyre në një shkallë që i ngjante garave të Senatit në të kaluarën.

Lidhur me këtë, Media Liberale do të shqyrtojë nëse karvanët migrues do të ‘avancojnë misteriozisht’.

Republikanët u dëmtuan duke lejuar që numri i kongresmenëve që do të dilnin në pension të bëhej më i madh se çdo kohë që nga viti 1930. Thyerja e një rekordi 88-vjeçar përnkongresmenët në pension është një mënyrë e vështirë për të nisur një zgjedhje mesmandati për partinë e presidentit në detyrë.

Përkundër këtij disavantazhi institucional, humbjet e vendeve në Kongres nga ana e Presidentit Trump dhe Partisë Republikane ishin shumë më pak se sa 54 vendet që Presidenti Clinton humbi në vitin 1994 ose 63 vendet që Presidenti Obama dhe Partia Demokrate humbi në vitin 2010.

Duke krahasuar zgjedhjet në kohën e Clinton dhe Obama, do të duhet t’i jepnin Presidentit Trump notën 10 për minimizimin e humbjeve të vendeve në Kongres të republikanëve dhe vendosjen e skenës për një rikthim të shumicës republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në zgjedhjet e Senatit, presidenti, duke punuar me udhëheqësin e shumicës republikane Mitch McConnell, krijoi një fushatë të madhe dhe të fokusuar që ka përmbysur normat historike dhe ka fituar vende shtesë në Senat për Partinë Republikane.

Në të vërtetë, duket se republikanët do të kenë fituar vende mjaftueshëm në  Senat dhe do të jetë shumë më e vështirë për demokratët që të kenë një gjurmë në fitimin e shumicës së senatit në vitin 2020 se çdokush mund të ketë pritur.

Shembulli më i mirë i dështimit të stuhisë së gjelbër është republikani Beto O’Rourke (D-Texas). Ai u mbështet nga mediat si përfaqësues i së majtës për të luftuar republikanin Ted Cruz, të cilin mediat e majta e përçmojnë.

O’Rourke grumbulloi më shumë se 70 milionë dollarë, një rekord për një garë të Senatit amerikan dhe një shumë që përdoret vetëm për të financuar fushatat presidenciale. Pavarësisht të gjitha publiciteteve të mediave liberale dhe vëllimit të  parave të investuara nga stuhia e gjelbër, O’Rourke humbi.

Edhe një herë votuesit e Teksasit i zhgënjyen mediat liberale duke refuzuar të zgjedhin të preferuarin e tyre.

Republikanët fituan vendet e Senatit në një shkallë të paprecedent, sepse Presidenti Trump personalisht zhvilloi një fushatë që mbante mitingje masive, të cilat pakësuan madhësinë e mitingjeve të Presidentit Obama.

Kjo ishte fitorja e Presidentit Trump, të cilën ai dhe e Senatori McConnell do ta përdorin shumë mirë për të vazhduar emërimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve të tjerë të konfirmuar nga Senati, për të përgatitur  skenën politikepër arritjet kryesore legjislative që populli amerikan do (ndoshta duke filluar me investimet dhe reformat në infrastrukturë).

Presidenti Trump i  mundi të dyja stuhitë, ato të parave dhe të mediave liberale dhe pati një rezultat shumë të sukseshëm për fazën e mesmandatit.

 

Nga Newt Gingrich, ish-kryetar i Kongresit Amerikan 1995-1999

Përshtati Tea Islamaj