DASHI
Duhet ti besoni intuitës tuaj dhe të jeni shumë të guximshëm sa i takon çështjeve të biznesit, pasi përpara jush do të shfaqen mundësi shumë të mira për arritjen e një marrëveshje në punë. Kjo javë është mjaft e rëndësishme për të bërë paqe në dashuri.

DEMI
Nëse do arrini të çliroheni nga një gjendje konfuzioni ku jeni përfshirë gjatë javëve të fundit, do arrini që të rigjeni sigurinë dhe stabilitetin e kërkuar, në bashkëpunimet tuaja profesionale. Mos jini kryeneç, por mundohuni që të dëgjoni më shumë edhe mendimet e të tjerëve.

BINJAKET
Parashikohet një javë e cila do ju shohë mjaft të zënë me përballimin e disa pengesave burokratike. Do të ketë mundësi shumë të mira për të rizgjuar krijimtarinë tuaj, por duhet të jeni të gatshëm që të bëni ndonjë sakrificë të vogël, brenda një kohe të shkurtër.

GAFORRJA
Nuk do të jeni shumë entuziastë për një rol të ri, me të cilin do të përballeni në vendin e punës, por duhet të përpiqeni që të krijoni një përshtypje të mirë tek bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që të arrini atë që dëshironi. Horoskopi i kësaj të hëne do ju shohë mjaft ekspresiv në dashuri.

LUANI
Do të riktheheni të jeni autoritar dhe kryeneç në dashuri dhe për këtë arsye nuk do të keni problem në pasjen nën kontroll të një bashkëpunimi të ri. Në dashuri, parashikohen zhvillime shumë të rëndësishme. Jini shumë kurajoz dhe të hapur në shprehjen e ndjenjave tuaja.

VIRGJERESHA
Mundohuni që të mbani impulset tuaja nën kontroll, pasi në këtë moment tensionimi dhe mungesa e stabilitetit mund t’iu rëndojnë shumë. Në dashuri dhe në familje ka disa situata të tensionuara, të cilat duhen zgjidhur sa më parë.

PESHORJA
Kjo ditë ju sheh mjaft të shqetësuar lidhur me disa çështje familjare, të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Megjithatë parashikohen mundësi shumë të mira për mbylljen e çështjeve të rëndësishme.

AKREPI
Mos u dorëzoni përpara vështirësive të vogla, për shkak se intuita juaj mund të çojë në fitore të mëdha ndaj çdo sfide. Në dashuri do të rikthehet të jeni pozitiv dhe kjo gjë në sajë të pranisë së një personi i cili ju bën të ndiheni të vlerësuar dhe të dashuruar, për atë që ju jeni.

SHIGJETARI
Parashikohet një ditë, e cila ju fton që të mos çoni dëm energjitë tuaja, për shkak se ky është momenti më produktiv i vitit. Bëni kujdes sa i takon shëndetit dhe mos nënvlerësoni, problemet e vogla sezonale. Shpenzimet janë mjaft të favorizuara.

BRICJAPI
Kjo e hënë parashikon mundësi shumë të mira për të planifikuar lëvizjet e ardhshme në vendin e punës. Duhet të jeni gati për tu përballur me disa situata keqkuptimesh në dashuri.

UJORI
Ky është momenti më i mirë për të bërë qartësi më të madhe mendore dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura hapur në vendin e punës. Disa dyshime në dashuri, ju vendosin në siklet. Këshillohet që të mbani nën kontroll impulsivitetin.

PESHQIT
Kjo e hënë do ju përballë me beteja të vogla profesional dhe disa keqkuptime që mund të ngadalësojnë ritmin e punës. Këshillohet vetëm që të mos hiqni dorë nga prioritetet tuaja dhe të mos jeni shumë agresiv në mënyrën se si shpreheni. Kjo javë është mjaft e rëndësishme për ti ridhënë jetë një historie dashurie.