Dashi

Sot energjia juaj fizike dhe mendore duhet të funksionojë në një nivel shumë të lartë. Mund t’ju lind dëshira për tu marrë me stërvitje. Dita e sotme është e shkëlqyer për të dalë në mbrëmje, ndoshta një koncert ose film.

Demi

Intuita juaj do të jetë shumë e mirë sot për të kuptuar disa padrejtësi që ju bëhen. Kjo aftësi do tu mundësojë një reagim më të shpejtë për ti paraprirë problemeve që mund të dalin gjatë ditës.

Binjakët

Një bisedë me miqtë ose takimet me një grup njerëzish do tu fusin në mendime. Do të kuptoni se keni humbur shumë kohë me njerëz fals të cilët asnjëherë nuk ua kanë dashur të mirën.

Gaforrja

Sot gjërat mund të jenë mjaft stresuese në punë. Megjithatë rezultati do t’u kënaqë. Mos u habitni nëse kolegët ju bëjnë shumë komplimente.

Luani

Keni një dëshirë të madhe për të takuar personin  e zemrës që mund të jetë larg jush. Gjendja shpirtërore nuk është e mirë pikërisht për këtë mungesë. Këshilloheni të merreni me aktivitet për të tejkaluar këtë situatë.

Virgjëresha

Sot ju mund të mësoni rreth mënyrave të reja dhe krijuese për të rritur të ardhurat tuaja. Ndoshta teknologjia do të jetë një mbështetje për ju në këtë aspekt. Shpenzoni më shumë kohë me familjen.

Peshorja

Aktivitetet sociale mund t’ju vënë në konktat me njerëz intrigues dhe interesant. Ju mund të përfshiheni në disa biseda interesante që ju japin shumë informata të dobishme.

Akrepi

Një mik apo koleg do tu japë disa ide interesante për një investim. Sigurohuni që të merrni sa më shumë informacion në disa burime të tjera para se të hyni në veprim.

Shigjetari

Sot do të jeni i frymëzuar për të çuar përpara projektet apo qëllimet tuaja. Në fushën profesionale gjërat do të ecin mjaft mirë, ndërsa përsa i përket dashurisë bëni një hap para, dy hapa pas.

Bricjapi

Prisni disa lajme interesante, por ato mund të vonojnë. Mos u dorëzoni dhe pse prej kohësh jeni bërë shumë pesimist. Mundohuni të mblidhni energji të mira përreth jush duke menduar pozitivisht.

Ujori

Mos u habisni nëse merrni lajme të mira në lidhje me një investim që keni bërë shumë kohë më parë. Edhe pse i kishit hequr shpresat, hëna në shenjën tuaj dhe ndërveprimi planetar do t’ju favorizojnë.

Peshqit

Keni shumë nevojë për frymëzim. Aktivitetet kulturore do ju bënin mjaft mirë. Mos humbisni kohë vetëm brenda ambienteve të punës por rezervoni hapësirë dhe për veten tuaj dhe dëshirat që ju mbushin zemrat me gëzim.