Dashi
Ka gjasa që një dialog kaotik ta përballoni me shumë lehtësi. Gjithashtu, do të mund ta organizoni ditën ashtu sikurse dëshironi. Do të jetë një ditë produktive, por nuk përjashtohet mundësia që pasdite të ndiheni tejet të lodhur, çfarë do ju bëjë që të mos kërkoni asgjë tjetër përveçse relaksit.

Demi
Disa situata të papritura do të shndërrohen në momente mjaft të këndshme. Nuk përjashtohet mundësia që dikush t’ju kushtojë vëmendje dhe t’ju shprehë diçka të veçantë, çka do t’ju fusë thellë në mendime.

Binjakët
Edhe pse i doni shumë disa persona rreth jush, nuk do të ndiheni të përqendruar të diskutoni me ta gjatë ditës. Gjithçka që do të kërkoni është të qëndroni vetëm dhe të qetësoheni. Partneri/partnerja ka gjasa të shprehë shqetësimin për indiferencën tuaj.

Gaforrja
Do të bisedoni gjatë me një prej miqve tuaj të ngushtë dhe do të merrni një vendim për një çështje të caktuar, që lidhet me të dy. Mos u pendoni për veprimet dhe këshillohet që t’i besoni edhe intuitës suaj. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohen mundësia e një oferte të re pune.

Luani
Ekziston mundësia që të përballeni me mundësi të reja në aspektin profesional, për të cilat do t’ju ndihmojë një miku juaj. Mos hezitoni të dëgjoni këshillën e tij/saj. Sa i përket aspektit financiar, evitoni disa shpenzime që nuk i keni të domosdoshme.

Virgjëresha
Mund t’i shprehni xhelozinë partnerit/partneres suaj, por përpiquni të mos e teproni, pasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në marrëdhënien tuaj. Tregohuni të vëmendshëm dhe mbani veten nën kontroll. Mos u nxitoni, pasi disa gjëra mund të zgjidhen lehtësisht me kalimin e kohës.

Peshorja

Përpiquni të shmangni kujtimet e së kaluarës dhe të përqendroheni tek e tashmja. Ecni përpara dhe përfshihuni nëpër aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni kujdes me regjimin ushqimor!

Akrepi
Kjo e mërkurë do të ketë ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Një balancim klasik i energjive pozitive dhe negative po kontrollon botën tuaj sot. Nuk do të merrni atë që doni, nëse shpresat tuaja janë shumë të larta lidhur me një çështje profesionale.

Shigjetari
Merrini gjërat më me qetësi në marrëdhënien tuaj romantike. Çdo padurim që mund të tregoni do t’ju shkaktojë më shumë stres. Pasditja do të jetë e qetë, pa ndonjë zhvillim të veçantë.

Bricjapi
Ka gjasa të merrni një lajm mjaft të rëndësishëm, të cilin do ta mësoni vetëm falë kërkimeve tuaja. Një informacion i tillë mund t’ju ndryshojë rrjedhën e ditës. Rekomandohet një udhëtim i shkurtër, i cili do t’ju relaksojë si fizikisht ashtu psikologjikisht.

Ujori
Këshillohet të kujdeseni për detajet gjatë ditës së sotme. Kjo do t’ju ndihmojë të përfundoni në perfeksion punët tuaja. Përgatitjet paraprake për një çështje profesionale, do t’ju ndihmojë në menaxhimin e një mundësie mjaft të mirë, e cila mund t’ju vijë së shpejti.

Peshqit
Mund të ndodhin ndryshime në marrëdhëniet tuaja në punë, shtëpi apo shkollë. Fatmirësisht këto ndryshime janë në favorin tuaj dhe do t’ju çojnë drejt drejtimit që dëshironi. Do të jeni të rrethuar nga harmonia sot dhe kjo do bëjë që dita t’ju kalojë më shpejtësi.