Dashi
Përgatituni për një të diel të rëndësishme. Do të keni shumë për të bërë, por do të mund të realizoni gjithçka që keni planifikuar. Gjithashtu, disa prej jush mund të ndihen të tunduar të telefonojnë një mik, me të cilin më parë mund të keni qenë në një marrëdhënie.

Demi
Ndoshta mund të mos jeni duke u menduar vazhdimisht për impulset tuaja seksuale. Dëshira juaj e brendshme për sukses mund të lërë nën hije këtë dëshirë. Ju keni diçka në mendje, që synoni ta realizoni sa më shpejt të jetë e mundur.

Binjakët
Një botë pasioni ju pret gjatë kësaj të diele. Mos hezitoni të ndiqni intuitën sot, çfarë mund t’ju çojë në rrugën e duhur. Shmangni debatet, pasi mund shkoni drejt një konflikti. Mos u tregoni shumë kritikë ndaj familjarëve.

Gaforrja
Mos u mendoni gjatë sot lidhur me një vendim të caktuar. Nëse tregoheni detajist, mund të nxirrni probleme të panevojshme. Sa i përket aspektit financiar, bëni kujdes me buxhetin dhe mos dilni jashtë mundësive tuaja.

Luani
Do të mendoni rreth mënyrës së duhur për të pasur sukses në punë dhe në jetën tuaj personale. Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur kësaj çështjeje, mos bëni hapa pas. Duhet të përkushtoheni maksimalisht për të arritur qëllimet tuaja në jetë.

Virgjëresha
Ka gjasa që sot të përqendroheni kryesisht te paraqitja juaj. Mund të gaboni rreth gjykimit të një çështjeje të caktuar. Mos u bëni sipërfaqësorë, sepse mund t’ju pengojë në rrugën drejt suksesit.

Peshorja
Do të keni dëshirë që këtë ditë ta kaloni mes miqsh. Do të doni të organizoheni dhe të kaloni një ditë argëtuese. Ka gjasa që të përmbushni një detyrë, çfarë do t’ju qetësojë shumë psikologjikisht.

Akrepi
Përpiquni të mos e shpenzoni këtë ditë me takime pune. Kjo do t’ju lodhë pa masë dhe do t’ju bëjë të humbisni dëshirën për të marrë pjesë në aktivitete argëtuese. Është e nevojshme të thyeni disa akuj në sjelljen tuaj.

Shigjetari
Sot do të përqendroheni maksimalisht në jetën tuaj personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të zbulojnë se dikush është i interesuar pas tyre. Megjithatë, mendohuni mirë para se të ndërmerrni ndonjë hap të rëndësishëm, pasi mund të rezultojë që të mos jetë personi i duhur për ju.

Bricjapi
Mund të përfshiheni në një situatë të papritur, e cila ka gjasa t’ju shqetësojë. Përpiquni të mos i lejoni disa persona t’ju shkatërrojnë ditën. Qëndrojini besnik mendimit tuaj dhe mos u ndikoni nga të tjerët.

Ujori
Ekziston mundësia që një pjesë të mirë të ditës ta kaloni në shtëpi. Ka gjasa që të bëni plane për ditët e fundit të vitit, ose të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër. Partneri/partnerja juaj do të tregohet mbështetës ndaj ideve tuaja.

Peshqit
Mund të përballeni me një problem në familje gjatë ditës së sotme. Megjithatë, nuk parashikohet që kjo të zgjasë shumë duke iu prishur ditën. Merrini gjërat më lehtë dhe ecni përpara.