Dashi
Eshtë koha optimale për të kaluar kohë cilësore me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje dashurie, gjasat janë që të forconi më shumë raportin tuaj me partnerin.

Demi
Aspekti profesional mund të paraqitet pak problematik sot ku nuk përjashtohet ndonjë keqkuptim në vendin e punës. Gjatë pasdites gjeni kohë për ta kaluar në një shoqëri të mire.

Binjakët
Angazhimet do të jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nëse nuk tregoni kujdes, mund t’ju dale ndonjë situate nga kontrolli. Në sektorin e ndjenjave meritoni notën 10 sot.

Gaforrja
Ditë me shumë fat parashikohet për disa prej të lindurve në shenjën tuaj. Por kjo nuk do të demonstrohet domosdoshmërisht në lojërat e fatit. Në dashuri, tregohuni më i hapur dhe i sinqertë.

Luani
Eshtë dita e duhur për të shkarkuar enegjinë negative permes teknikave të mirëpërcaktuara siç janë ushtrimet e frymëmarrjes. Edhe palestra është diçka mjaft e këshillueshme për ju.

Virgjëresha

Sot aspekti planetar ju bën të ngrohtë, të dashur dhe miqësor. Ditë e mrekullueshme për të përmirësuar raportet me miqtë dhe kolegët. Në aspektin romantik, diçka nuk po ecën siç do t’jua donte zemra.

Peshorja
Një çështje financiare ju shqetëson prej disa ditësh. Kjo situate do jetë kalimtare sepse situata ekonomike do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.

Akrepi
Kjo ditë parashikohet të jetë me ulje ngritje në aspektin profesional. Shmangni ndonjë debat të kotë në vendin e punës. Përpiquni të mirëkuptoni mendimin ndryshe

Shigjetari
Ka ardhur koha që të ndaloni pak dhe të shijoni arritjet dhe sukseses tuaja. Nuk mund t’i shijoni ato nëse nuk e ulni pak ritmin. Në dashuri parashikohen momente shume pozitive me partnerin.

Bricjapi
Ditë e mirë në sektorin e ndjenjave dhe romancës. Do kaloni një kohë fantastike me partnerin. Një darkë speciale apo një udhëtim do te ishin qershia mbi tortë për gjithë të dashuruarit.

Ujori
Planetet nuk janë shumë miqësor sot me ju, por kjo nuk do të thotë që të ndërprisni aktivitetet tuaja. Përkundrazi, sot tregoni më shumë vendosmëri për të përfunduar projektet e lëna pezull.

Peshqit
Një ditë plot surpriza të bukura ju pret. Nëse jeni në një lidhje dashurie, partneri do tregojë anën më të bukur të tij. Rivendosni kontaktet më një person i cili ka qënë shumë i dashur për ju.