Dashi
Nëse nuk jeni të përfshirë në një marrëdhënie romantike, mos u surprizoni nëse kjo ndodh sot. Ka gjasa të bëhet fjalë për një person pranë jush. Rekomandohet të mos qëndroni në shtëpi, por dilni edhe nëse moti nuk është shumë i përshtatshëm.

Demi

Përpiquni të shmangni frikën pasi mund t’ju dëmtojë psikologjikisht. Mendimet pozitive do t’ju bëjnë më të fortë. Ekziston mundësia të bëni miq të rinj, pasi me të cilët do të dëshironi të bisedoni gjatë.

Binjakët
Do të jetë një ditë mjaft interesante për ju. Ekziston mundësia që të përfshiheni më shumë me mikun tuaj të ngushtë sesa thjesht miqësi. Ka gjasa që të bini në dashuri. Sa i përket anës profesionale, bëni kujdes nga disa persona rreth jush, të cilët nuk i mirëpresin idetë tuaja.

Gaforrja
Intuita, energjia dhe imagjinata do të jenë përreth jush. Do të kërkoni këshillën e një miku/mikes suaj rreth një çështjeje të rëndësishme, e cila po ju mundon vazhdimisht. Do të mendoheni thellë rreth një vendimi që duhet të ndërmerrni.

Luani
Qëndroni të qetë sot. Është parashikuar një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara, çfarë do t’ju largojë shqetësimet. Nëse planifikoni të bëni një feste, kujdesuni që të ftoni të gjithë miqtë tuaj të mirë.
Virgjëresha
Kontaktet e reja në biznes mund t’ju sjellin mundësia të reja në karrierë. Mendoni seriozisht lidhur me këtë. Përkushtojuni edhe talentit tuaj, pasi angazhimi i duhur mund të rezultojë efektiv. Bëni kujdes me fjalët që mund të thoni gjatë një bisede në familje, pasi mund të bëheni shkak i një debati.
Peshorja
Ka gjasa të përballeni me disa çështje shpirtërore sot. Megjithatë përpiquni të qetësoheni, pasi mund të përfshiheni nga paniku. Miqtë do t’ju kërkojnë ti bashkoheni në mbrëmje. Mos refuzoni, pasi kjo do t’ju ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.
Akrepi
Kushtojini më shumë vëmendje problemeve shëndetësore. Gjithashtu fëmijët do t’ju kërkojnë më shumë vëmendje. Nuk do të jeni në gjendje t’i shprehni ndjenjat partnerit/partnerit tuaj, për shkak të një situate të vështirë në të cilën mund të ndodheni.
Shigjetari
Ekziston mundësia që sot të kërkoni një punë të re. Megjithatë mendohuni mirë para se të merrni një vendim lidhur me këtë. Mendojini të gjitha rreziqet që mund ta shoqërojnë atë.
Bricjapi
Mund t’ju irritojë sjellja e një prej kolegëve tuaj, por situata nuk mund të dalë jashtë kontrollit. Bëni durim, pasi situata ka gjasa të dalë në favorin tuaj. Ata që dashurojnë artin dhe teatrin do të gjejnë disa mundësi të reja.
Ujori
Ëndrrat dhe meditimi mund t’ju ringjallë disa kujtime nga e kaluara. Falja do të jetë mjaft e rëndësishme për ju sot. Pasioni romantik do të jetë më shumë se asnjëherë tjetër. Këto emocione mund t’ju mundësojnë edhe frymëzim artistik.
Peshqit
Ndjenja e pasigurisë mund të shkaktojë probleme gjatë kësaj të enjte në aspektin profesional. Megjithatë përmirësimi i të ardhurave tuaja do t’iu shmang një shqetësim të madh. Do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në aspektin personal.