Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se ashtu si në çdo sektor dhe sa i takon fshatit, qeveria ndjek strategjinë e propagandës.

Spahiu shkruan se nuk ka asnjë politikë subvencionuese, orientuese dhe mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjetër në vend.

Postimi i plotë:

Të na rrojë projekti 100 fshatrat!

Ashtu si në çdo sektor, dhe sa i takon fshatit, Qeveria ndjek te njëjtën strategji, Propagandën.

Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojnë aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqësor, i cili konkurrohet keqas nga importet.

Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjetër në vend.

E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vënd, e për pasojë, kosto më të larta për komsumatorin shqiptar.