Shkrimtari dhe autori i njohur Mohammad bin Rafea ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik.

Mediat e huaja raportojnë se Rafea ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë në zonën e Hilit, ndërkohë që dhe vëllai i tij, Abdul Khaliq, ka konfirmuar vdekjen nëpërmjet një postimi në Tëitter.

Fansat dhe dashamirësit e të riut janë tronditur nga lajmi i vdekjes, pasi siç ka shkruar njëri prej tyre, ai e kishte parë Mohammadin teksa filmonte një video në Snapchat-in e tij.