Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur Aleko Gjergo.

Mësohet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka mundur ta përballojë dot.

Gjergo ka një karrierë shumëvjeçare si gazetar i njohur sportiv, por edhe autor i disa librave dhe disa përkthimeve.

Në vitet e fundit të karrierës, Aleko Gjergo dha kontributin e tij në televizionin e parë sportiv në Shqipëri, Telesport.