Mbajtja e trupit në formë nuk është vetëm një dëshirë estetike, por gjithashtu dhe mbi të gjitha një mënyrë e shëndetshme jetese. Një fillim i mirë do të ishte praktikimi i aktivitetit të shëndoshë fizik, i kombinuar me një ilaç natyral që ju lejon të digjni ato kile të bezdisshme.

Një nga aleatët më të mëdhenj në tryezë është me siguri selinoja që midis mijëra përfitimeve të saj të dobishme ka edhe atë për të bërë që ju të humbni peshën e tepërt. Selino në fakt ndihmon për të rritur normën metabolike dhe për të dëbuar toksinat në trupin tonë. Përveçse të hahet, një mënyrë e shkëlqyer për të konsumuar atë është infuzioni i tij.

Përgatitja

Përgatitja e infuzionit të selino është shumë e lehtë. Keni nevojë për një kërcell selino, të pastruar dhe të prerë në copa, dhe dy litra ujë. Mbushni enën me ujë dhe hidhni Brenda selinon duke e lënë për disa minuta, pastaj filtroni infuzionin dhe pini nga pak gjatë ditës.

Nëse kaloni kohë larg shtëpisë, vendoseni infuzionin e selino në një shishe të vogël dhe merreni me vete: është gjithashtu freskuese! Konsumojeni për të paktën dy javë. Ju do të shihni se do të vini re një përmirësim të dukshëm në linjën tuaj.