Hyrja në universitet, Nora Malaj : Formulari, ja si do bëhet aplikimi

Nora-Malaj-660x330Formulari i aplikimit, i cili do iu japë mundësinë kandidatëve për universitet të listojnë 10 degët e preferuara, do të dalë pas datës 20 korrik”. Lajmi bëhet me dije nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila përmes kësaj interviste, dhënë për “Gazeta Shqiptare” shpjegon në detaje procedurën që do të ndiqet deri në përzgjedhjen fituesve në universitete.Po ashtu, në përmbyllje të provimeve të Maturës Shtetërore, Malaj komenton edhe një nga risitë e këtij viti, që ishte Anglishtja me zgjedhje, e cila për herë të parë u realizua sipas modelit ‘Toefl Junior’, duke iu përshtatur një standardi ndërkombëtar.

Znj. Malaj, për herë të parë këtë vit, provimi i Anglishtes me zgjedhje në Maturën Shtetërore u bë sipas modelit “Toefl Junior”. Sa e rëndësishme është kjo për maturantët?
Reforma në arsimin parauniversitar matet me tregues, pasi kur flasim për standardin e sistemit të arsimit, mbi bazën e standardit ndërkombëtar duhet ta provosh këtë dhe provat reale janë ato që bëhen nëpërmjet testeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ishte rasti i parë në të gjithë rajonin që provimi me zgjedhje i nivelit B2 u realizua nëpërmjet një testi ndërkombëtar sipas modelit “Toefl Junior” e që përcakton nivelin e standardit të sistemit parauniversitar, që është niveli B2. U realizua në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin proces me provimet e tjera me zgjedhje.

Natyrisht që gjatë zhvillimit pati edhe disa probleme, pasi ishte hera e parë, por nga të gjitha drejtoritë Arsimore Rajonale është marrë një feedback pozitiv përsa i përket mënyrës së ndërtimit të testit dhe formatit të tij, sepse u provua në 4 drejtime: në të dëgjuar, në të shkruar, në sintaksë edhe në të lexuar. Pra, një format ku maturantët janë shprehur se ishte një nga provimet më të bukura.

Po ashtu, nuk duhet të harrojmë që provimi i TOEFL-it kushton 70 dollarë dhe në rastin konkret, 11 mijë maturantë e morën falas nga qeveria amerikane. Nga ana tjetër, ky provim do të na tregojë standardin e procesit të mësimdhënies dhe sesi këtë ta realizojmë në të gjithë sistemin. Ky provim do të na tregojë se deri ku jemi me objektivin që i kemi vënë vetes, që arsimi shqiptar të arrijë përmasat e nivelit europian.

A pritet të kemi rezultate më të dobëta, duke qenë se kishim një nivel më të lartë se ai i provimit të detyruar të Gjuhës së Huaj, teza e të cilit ishte në nivelin B1?
Personalisht nuk pres rezultate më të dobëta, sepse maturantët që kanë zgjedhur këtë provim, janë ata që kanë investuar më tepër në gjuhën angleze. Pritshmëria është shumë e lartë. Unë personalisht mendoj që do të kemi një nivel mbi mesatar edhe për vetë mënyrën sesi nxënësit e panë këtë test. Ky test të jep shansin që nxënësi të punojë me shumë dashuri për të treguar maksimumin e tij dhe është një metodologji shumë e mirë për të kontrolluar dijen e nxënësve.

Ju thatë që rezultatet që do të prodhojë ky provim do të tregojnë dhe standardin e procesit të mësimdhënies. Çfarë ndryshimesh mund të sjellë kjo për vitin e ri shkollor? Do të kemi ndryshime në kurrikula?
Në kuadër të vazhdimit të ndryshimit të kurrikulave, pasi përmbyllën klasën e parë, të pestë, të dytë e të shtatë, sivjet do përmbyllet klasa e 10-të e sistemit të gjimnazit. Kjo do të na ndihmojë shumë që kuadër të standardit që ne kërkojmë, pra të futjes së kornizës evropiane jo vetëm në gjuhët e huaja. Ne mund të realizojë dhe pritshmëri të tjera në drejtim të standardizimit të programit të arsimit parauniversitar, duke krijuar mundësinë që maturantët shqiptarë të aplikojnë edhe në universitete të huaja, duke iu njohur dhe diploma e tyre.

Duke qenë se tashmë u përmbyllën provimet e Maturës Shtetërore dhe vëmendja zhvendoset te pranimet e reja në universitete, si do të jetë aplikimi këtë vit? Kjo edhe në kuadër rregullave të reja që janë parashikuar për këtë vit akademik…
Meqenëse Matura Shtetërore tashmë është ‘dalëse’, ne jemi në fazën e përfundimit të hartimit të manualit të maturantit. Deri në datën 10 korrik, maturantët do të pajisen me diplomat e tyre dhe do të kenë mundësi të bëjnë përllogaritjen e provimeve dhe mbi bazën e tyre, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Provimeve, e cila do të hartojë dosjen për çdo maturant, do të kenë mundësinë që të futen në garë.

Mënyra për të aplikuar do të jetë online dhe do të jenë 10 kërkesa sikurse ishte edhe në vitet e kaluar. Për pranimet do të krijohet mundësia që në bazë të këtyre 10 kërkesave, në bazë të notës mesatare që ata marrin nga 3 vitet e gjimnazit, notës mesatare të provimeve të Maturës Shtetërore, të vlerësohen edhe me kriteret specifike që japin universitet.

Nga ana tjetër, universitetet do të përcaktojnë kuotat e tyre në bazë të parimit të ligjit të “Të arsimit të lartë”, së bashku edhe me tarifat sipas vendimeve që do të marrë senati. Puna e parë që universitetet po bëjnë pas mbylljes së zgjedhjes është pikërisht kjo, pasi po i jepet prioritet në mënyrë që pas datës 20 korrik maturantët të fillojnë procedurat e aplikimit. Drejtoritë Rajonale dhe AKP po punojnë për të asistuar kandidatët për universitet për të kryer procesin e aplikimit për të hyrë në universitet.

Domethënë, formulari i aplikimit del pas datës 20 korrik?
Po, formulari i aplikimit do të dalë pas 20 korrikut së bashku me kërkesat e gjithë universiteteve. Edhe ata maturantë që dëshirojnë të aplikojnë nëpër universitetet e huaja, tashmë nuk do të kenë asnjë pengesë na afate, duke qenë se deri në 10 korrik do të ketë përfunduar pajisja me diploma.

Po në lidhje me fazën e përzgjedhjes së fituesve?
Sikurse përcaktimi i kuotave, ashtu edhe faza e përzgjedhjes do të bëhet nga vetë universitetet. Thjesht ministria do të monitorojë zbatimin e ligjit, pasi do të jenë universitetet që do të merren me përzgjedhjen.

(Burimi : Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al