Një i dënuar me burgim të përjetshëm në ShBA ka habitur me kërkesën e tij në Gjykatë.

I dënuari gjatë një seance gjyqësore i ka kërkuar gjykatësit ta lirojnë, pasi që sipas tij kishte kryer dënimin.

Benjamin Schreiber pretendon se e ka kryer dënimin, pasi pati vdekje klinike.

Schreiber në vitin 2015 u ekzaminua me gurë në veshka dhe për pak sekonda zemra e tij ndaloi së rrahuri, por fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtonin.

Schrebier thotë se mjekët e kishin ringjallur kundër vullnetit të tij dhe ‘vdekja’ që kishte pasur e bënte teknikisht të shlyer dënimin.

Gjykata e shkallës së Parë e hodhi poshtë pretendimin e tij, ndërsa këtë javë të njëjtën gjë bëri edhe ajo e Apelit.

Benjamin Schrebier është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë një person në vitin 1996.