I ftuar në Ora News, Eltjon Halimi / Kreditë e Buta, premtim i mbajtur, 1000 familje do kenë shtëpitë e tyre

Ka qenë i ftuar te OraNews në emisionin Alert për vendimin fundit të Këshillit Bashkiak për Kreditë e Buta, këshilltari i LSI në Bashkinë Tiranë, Prof.Asoc. Eltjon Halimi.
Gjatë intervistës Halimi u shpreh se kreditë e buta janë një premtim tjetër i mbajtur, ku 1000 familje do të kenë më në fund shtëpinë e tyre.
“Kërkova zgjidhje për banorët e 1942 shtëpitë e të cilëve do të prishen nga bulevardi i ri! Legalizim sa më parë! Nuk do të lejojmë që mundi dhe djersa e tyre të shkatërohet! Inkurajoj çdo familje në nevojë të aplikojnë për të përftuar nga ky program social! Jemi duke biseduar me të gjitha institucionet për të gjetur zgjidhjen e merituar për banorët në fund të bulevardit. Gjithsesi në asnjë rast nuk do lejojmë që të ngelen në mes të 4 rrugëve. Vendi ka nevojë për më shumë politika sociale për familjet e thjeshta”, ka theksuar Halimi.

Burimi:(integrimi.al/E.S)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al