I vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës por nuk kanë mundur ti shpenzojnë pasi policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranaga dy autorët e dyshuar.

“Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.