Ibrahim Gonxhi: Gëzuar atdheu im , por të mos harrojmë as atë çka na pret

Nga Ibrahim Gonxhi

Gëzuar Shqipëri jonë e begatë!

Gëzuar shqiptar të Shqipërisë , shqiptarë të diasporës ,shqiptar anembanë botës.

Në këto ditë festash një ndjenjë e fortë burrërore siç i ka hije një shqiptari më pushton dhe çlirohet në energji , pozitivitet e dashuri për atdheun tonë të bekuar.

Me një histori të gjatë që nga koha e pellazgëve si një nga popullsië më të hershme ndihem krenar , dhe jo vetëm sot por çdo ditë të vitit që jam pjesë e një kombi që ndër vite e shekuj ka treguar që di të qëndroj fortë , të kundërvihet , të sulmoj , të fitoj , të humbas e të ngrihet . Në mesin e tij kanë qëndruar burra që njihen anembanë botës për trimërinë e bujarinë e tyre , që ngritën flamurin më të bukur në botë lart e më e lart dhe që kujtohen me kokën lart e dorën në zemër për kontributin e madh që dhanë që ne sot të jetojmë të pavarur . Ndjej të ngrej zërin që të mos jemi patriot vetëm për sot e nesër, të jemi patriot edhe në ditët më të këqija të vendit, të jemi patriot që mos lejojmë kaq shumë profesionistë të largohen por ti lëmë hapësira që të kontribojnë për kombin tonë.

Por sot unë mendoj se çfarë do u themi ne brezave që vijnë , çfarë do i tregojmë ne për kombin tonë , krahas lumturisë time në këto ditë festash mendimet në kokë më vlojnë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e vendit tonë.Ku po shkojmë dhe me kë po shkojmë ? Çdo të bëhet me ne të rinjtë ?

Përgjigjet i gjej tek vetja e tek miqtë e mi të cilët ndajnë të njëjtin mendim me mua , rinia shqiptare është harruar , është lënë pas dore , e askush nuk kujtohet për të , qeverisë aktuale i intereson të pasurojë xhepat , të japi konçensione , e të prishë lëndina e muze , të humb kulturën e dinjitetin për disa para më shumë . Krenohemi me të kaluarën por harrojmë çna pret , harrojmë që po shkojmë drejt greminës sepse ky vend po e humb rininë , dita ditës të rinjtë largohen , dita ditës të rinjtë humbasin motivimin për të mësuar e futen në grackën e krimit dhe drogës .

Të rinjve i janë mbyllur dyer e dritare se brenda tyre ndodhen pushtetarë me kembë përmbi këmbë duke shijuar luksin e para të pista .

Në këtë mjegull që ka pushtuar vendin unë bëj thirrje që të rinjtë anembanë botës , të ngrihemi e të festojmë për pavarësi e çlirim ,të ngrihemi e të ulemi në një tryezë të diskutojmë e të kërkojmë ato çka na takon vëmendje e motivim , të kthehen sytë nga ne , se ju pushtetar nuk do të jeni më për shumë gjatë , ju e plotësuat ciklin tuaj , pislliqeve tuaja i erdhi fundi , ne jemi Skëndernderbenjtë e të ardhmes ato të cilët do ngrejnë flamurin për të ndaluar një herë e mirë ju dhe komplotin tuaj .

Gëzuar Shqipëri , Gëzuar Shqiptarë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al