Ibrahim Gonxhi: Unë protestova se e di që shumë shpejt do të vijë edhe rradha ime

Nga Ibrahim Gonxhi.

Une nuk jam nga Kukësi , une jam nga Tirana . Besoj se taksa e Rrugës së Kombit do me preki shume rrallë aq rrallë sa edhe vetë do e harroj qe ajo taksë ekziston .

Une nuk kam biznes as të madh as të vogel pra asnje taksë qoftë e drejtë apo e padrejtë mua nuk me prek .

Unë nuk jam prekur nga heqja e ndihmës ekonomike por ekonomia në shtëpinë time ka rënë mjaft .

Une nuk kam provuar jetesën në kohën e komunizmit por unë po e jetoj atë tani po jetoj në një sistem diktatorial ku pushteti është i përqëndruar vetëm në duar të një personi , i cili po kërkon të nënshtrojë çdo njeri nga më i vogli tek më i madhi përveç oligarkëve të tij ku së bashku me atë në krye po përpiqen të rikthejnë komunist .

Tarifat e shkollave po shumëfishohen edhe pse niveli i arsimimit është në gjendje të mjerueshme .

Droga po kthehet në trend dhe në qoftë se dikur u krahasonim se kush ka dije më shumë tashmë realiteti ka ndryshuar sot krahasohet kush drogohet më shumë .

Por une PROTESTOVA edhe pse un nuk jam prekur mjaft të paktën deri tani dhe une do të PROTESTOJ sepse e di që një dite do të vij edhe rradha ime dhe në qoftë se nuk ngrihemi tani e ardhmja do të jetë vonë .

Rinia ka akoma shume për të thënë , ky është vetëm fillimi për të të treguar që Shqipëria është e Shqiptarëve .

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al