Policia ka identifkuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë.

Sipas policisë ai është Enderis Doda, rreth 26 vjeç.

Ngjarja raportohet se nuk ka qenë e qëllimshme. Ndërsa hetimet vazhdojnë.

Petrit Biba nga Rubiku u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 shkurt) në fshatin Vrrithë.

Ai dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve.

Biba mësohet se ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.