Veshja është një ndër elementët dallues dhe që ka një rëndësi të veçantë në pamjen tonë. Kombinimi është ndoshtja dhe pjesa më e sikletshme dhe e vështirë për të gjithë.

Më poshtë po ju japim disa këshilla në lidhje me një palë strece apo pantallona lëkure që na kanë ngelur në dollap.

Një bluze e zezë ndoshta do të ishte dhe një zgjedhje ideale për të krijuar një stil të bukur veshje. Aksesorët me ngjyra janë një tjetër element dallues që bien në sy dhe jeni gati për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve!

Nëse nuk i doni totalisht të ngushta, këto mund t’ju bëjnë punë, pasi vijnë të ngushta lart dhe paksa të gjera nga fundi. Pantallonat e lëkurës mund t’i kombinojmë fare mirë me pulovrat aq shumë të dashura nga ne tani në këtë sezon.

Pantallona lëkurë, një golf i zi dhe një rrip në mes është gjithçka që ju duhet nëse nuk doni ta vrisni shumë mendjen për kombinimin dhe përsëri do të dukeni perfekte.

Gjithashtu mos kini dyshimi për pëmjen tuaj nëse jeni veshur i gjithi nën petkun e lëkurës.