Idrizi-Ahmeti: Diskutuan për projektet e ardhshme për Komunën e Prishtinës

Zëvendëskryetari i Kuvendit z. Shpëtim Idrizi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti. Gjatë takimit, z. Idrizi shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Kosovë, për çështjen e Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe në Çamëri.

“Duhet një reagim kombëtar. Shqipëria s’mund të jetë pasive për çfarë ndodh në Kosovë, për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi apo për Preshevën që i ngjan një Çamërie të kohëve tona”, nënvizoi z. Idrizi.

Një pikë e rëndësishme diskutimi mes tyre ishte dhe reforma në drejtësi, ku z. Idrizi u bëri thirrje forcave politike në vendin tonë për miratimin në një kohë sa më shpejtë të kësaj reforme.

Gjithashtu, z. Idrizi falënderoi z. Ahmeti për organizimin e “Javës Çame” në Prishtinë, e kthyer tashmë në një traditë.

Nga ana e tij, z. Shpend Ahmeti, vlerësoi punën dhe përpjekjen e z. Idrizi për çështjen “Çame” dhe përfaqësimin dinjitoz të këtij komuniteti nga ana e Kryetarit të PDIU-së.

Burimi:(integrimionline\E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al