Pas ditëve të nxehta me zagushi, rikthehen reshjet e shiut ne të gjithë vendin.

“Sherbimi Meteorologjik” informon se ditët në vijim pritet të karakterizohen nga era e fortë dhe moti i vranët me reshje gati në të gjithë vendin.

Dita e enjte parashikohet me vranësira të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.

Njoftimi i plotë nga Shërbimi Meteorologjik:

Tashmë kanë hyrë në qarkullim masat ajrore të paqendrueshme me kontraste të forta termike.

Për rrjedhojë ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër. Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 11º deri 23ºC

zonat e ulëta 13º deri 26ºC

zonat bregdetare 16 º deri 26ºC