Ilir Meta: Frymë bashkëpunimi dhe dialog konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata

16299061_1434485183231402_4931002361082880107_nKryetari i Kuvendit zoti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotin Visar Ymeri, dhe zotin Albin Kurti, Deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilët u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.

Zoti Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të Kryetarit të AAK z. Ramush Haradinaj në Francë si dhe murit të ngritur në Mitrovicë. Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al