Ilir Meta: “Jemi këtu për të zbatuar ligjin në mënyrën më transparente, nuk jemi një gjykatë që interpreton ligjin”

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zoti Meta tha se miratimi me konsensus dhe ne bashkepunim me partneret e BE-se dhe SHBA-se, i 7 ligjeve prioritare të reformës në sistemin e drejtësisë ishte një nga arritjet më të rëndësishme të sesionit të kaluar parlamentar. “Një nga risitë e ndryshimeve kushtetuese të 22 Korrikut 2016, ishte dhe krijimi i një organi të ri, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është një organ i pavarur, përgjegjës për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektorë të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, duke shtuar se me qëllim përshpejtimin e zbatimit të reformës në drejtësi, fillon me përzgjedhjen e organit të parë të qeverisjes së drejtësisë dhe konkretisht me hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se procesi duhet të jetë sa më transparent. “Jam plotësisht dakord që procesi të jetë transparent, jo vetëm formalisht dhe vizualisht, por edhe në përmbajtje. Kjo është arsyeja që personalisht i kam kërkuar Sekretares së Përgjithshme që nga momenti i shpalljes së këtij shorti zyrtarisht nga ana e Kuvendit të lihej disa ditë kohë me qëllim njohjen e të gjithë opinionit publik, por edhe njohjen të gjithë të interesuarve të cilëve mund t’u ishte mohuar për arsyeje të një interpretimi të ndryseshim apo jo të drejtë të institucioneve të caktuara e drejta për të qenë kandidat. Ne jemi këtu për të zbatuar ligjin në mënyrën më transparente. As unë dhe as ne të gjithë këtu së bashku nuk jemi një gjykatë që interpreton ligjin,” tha ai, duke shtuar se prandaj dhe gjithë drejtimin e procedurave unë ia ka dhënë Sekretares se Përgjithshme si drejtuesja kryesore e shërbimeve të Kuvendit edhe për të dhënë përgjigje më konkrete.

Zoti Meta kërkoi informacion nga Sekretarja e Përgjithshme, e cila ka ndjekur të gjithë procedurat dhe komunikimin me institucionet, nëse nga momenti që Kuvendi ka bërë publik ditën dhe orën e hedhjes së shortit, a ka patur ankesa në drejtim të Kuvendit nga prokurorë, nga gjykatës apo nga përfaqësues të institucioneve të cilat kanë për detyrë të sjellin kandidat, lidhur me mohimin sipas tyre të së drejtës për të qenë edhe ata kandidat.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al