Ilir Meta: “Jemi të vendosur të punojmë për më tepër të drejta sociale dhe të rrisim nivelin e jetesës së shqiptarëve”.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në takime nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Bundestagun Gjerman, z. Niels Annen dhe Zv. Presidentja e Bundestagut, znj. Ulla Schmidt

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht Zëdhënës i Politikës së Jashtme të Grupit Parlamentar të SPD, z. Niels Annen, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta gjermano-shqiptare në të gjithë nivelet.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut dhe në veçanti për qëndrimin konstant të Partisë Social Demokrate (SPD) ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimit të plotë të Shqipërisë, duke e cilësuar zgjerimin e BE drejt Ballkanit si kyç për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Në këtë drejtim, z. Meta vuri në dukje se “Procesi i Berlinit, ku Gjermania luan një rol parësor, është tepër i rëndësishëm për vendet tona, duke i shërbyer ndërlidhjes rajonale dhe zhvillimit socio-ekonomik”.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Bundestag, z. Annen u shpreh se pavarësisht disa zhvillimeve shqetësuese në disa vende evropiane, zgjerimi i Bashkimit Evropian është një opsion i hapur dhe i drejtë, ndaj avancimi përmes rrugëtimit realist të Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë drejt BE-së ka një rëndësi strategjike për gjithë Evropën.

“Ne këtu në Bundestag i kushtojmë vëmendje rajonit tuaj dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë”, – u shpreh z. Annen.

Meta dhe z. Annen ndanë bindjen më tej se frustrimi social gjithnjë e në rritje krijon hapësira për alternativa populiste, të cilat rrezikojnë projektin evropian dhe vlerat social-demokratike, që Shqipëria ndan me Gjermaninë, ndaj përqendrimi te zgjidhjet e qëndrueshme sociale dhe ekonomike për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë në vendet e Evropës Juglindore duhet konsideruar si një prioritet i përbashkët për të cilin duhet intensifikuar bashkëpunimi.

Në këtë drejtim, duke biseduar mbi zhvillimet e fundit rajonale, u vlerësua asistenca gjermane në avancimin e reformave kyçe dhe në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit tonë dhe u theksua rëndësia e zbatimit të reformës në drejtësi si kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.

*Gjithashtu, gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Kuvendit u prit në takim edhe nga Zv. Presidentja e Bundestagut, znj. Ulla Schmidt, me të cilën u vlerësuan marrëdhëniet historike, ekonomike e kulturore me Shqipërinë.

Znj. Schmidt shprehu edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë ndërsa dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se perspektiva evropiane e Ballkanit duhet të avancojë dhe se Gjermania ka një rol kyç në këtë proces.

Meta theksoi se roli Bundestagut është shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë.

“Dua të shpreh mirënjohje tonë për mbështetjen gjermane ndaj Shqipërisë. Jemi të vendosur të punojmë për më tepër të drejta sociale dhe të rrisim nivelin e jetesës së shqiptarëve. Vlerësojmë ekspertizën gjermane për një arsim profesional për të rinjtë”, – tha ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta gjatë takimit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al