Ilir Meta: Kuvendi i Shqipërisë mbështet konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe inkurajon përmbushjen e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve në mes dy vendeve

13497657_1225298557483400_8492679744047410212_oKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot në një drekë pune dy Kapiten Regjentët e San Marinos z. Gian Nikola Berto dhe z.Massimo Andrea Ugolini. Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit znj. Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit z. Edmond Spaho dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI z. Petrit Vasili.

Gjatë kësaj dreke pune u vlerësua miqësia e vjetër që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij sanmarinez dhe u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Kapiten Regjentët e San Marinos z. Gian Nicola Berti dhe z. Massimo Andrea Ugolini shprehën mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë shqiptare dhe nënvizuan se intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare në planin dypalësh dhe atë shumëpalësh do të kontribuojë në forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Kryetari Kuvendit, z. Ilir Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë mbështet konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh përmes konsolidimit të shkëmbimeve institucionale dhe në këtë drejtim inkurajon përmbushjen e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve në proces mes dy vendeve, duke e parë atë si një impuls të nevojshëm për cilësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe San Marinos.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al