Ilir Meta: Kuvendi i Shqipërisë, parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior

1Në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, priti sot Kryeministrin e Malit të Zi, z. Milo Gjukanoviç.

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Kryeministrin Gjukanoviç për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe duke e uruar për firmosjen së fundmi të protokollit të anëtarësimit mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s dhe Malit të Zi, e siguroi Kryeministrin Gjukanoviç se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Në këtë drejtim, z. Meta u shpreh se Shqipëria, e bindur për rëndësinë që stabiliteti i Malit të Zi ka për tërë rajonin tonë, mbështet pa rezerva progresin e vendit fqinj drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krah në sfidat rajonale dhe globale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, z. Milo Gjukanoviç shprehu mirënjohjen e thellë ndaj mbështetjes3 së pakursyer dhe gjithnjë të qartë të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve fqinje janë një model për të gjithë rajonin. Gjatë takimit, z. Meta dhe z. Gjukanoviç biseduan edhe mbi të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi, duke ndarë bindjen e përbashkët se të drejtat e pakicave janë një vlerë e shtuar për çdo vend të rajonit, ashtu si në të gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç u informuan prej Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, z. Ferhat Dinosha mbi debatet e fundit rreth përdorimit të disa përkufizimeve shqetësuese në fjalorin e gjuhës malazeze nga ana e Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, ku u nda bindja e përbashkët se terminologjitë e përdorura shkojnë ndesh me karakterin autokton të shqiptarëve të Malit të Zi.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Gjukanoviç biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë e stabilitetit politik dhe avancimit të integrimit euro-atlantik të të gjithë vendeve të rajonit.

4Pas takimit, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dha një prononcim për mediat:
“Ne besojmë shumë në vlerat e jashtëzakonshme që ka zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, sepse tregon që zgjerimi i NATO-S është një proces që vazhdon dhe Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur këtë politikë. Dhe shpresojmë që kjo politikë njëkohësisht të vazhdojë të ndiqet edhe nga BE, sepse kjo do të thotë përforcimi i vlerave të lirisë, të të drejtave njeriut, të demokracisë, në të gjithë kontinentin tonë. Dhe do të thotë edhe një rritje e aftësive, kapaciteteve të NATO-s për të përballuar më mirë sfidat globale, jo vetëm brenda kufijve të shteteve anëtare të Aleancës, por ajo që është shumë e rëndësishme edhe përtej këtyre kufijve ku shumë vende, shumë popuj presin dhe shpresojnë që politikat e NATO-s të kontribuojnë për të përballuar më me sukses shumë nga sfidat globale, të cilat kanë shkaktuar mungesë stabiliteti, kriza, konflikte, gjenocid, probleme të jashtëzakonshme humanitare, me të cilat nuk janë ndeshur vetëm në këto vende në rajonet fqinje me kontinentin tonë, por me të cilat është ndeshur vetë Europa, siç kemi parë gjatë viteve të fundit, gjatë muajve të fundit. Edhe një herë urimet më të mira për Malin e Zi. Falë lidershipit të palëkundur dhe me vizion të qartë të Kryeministrit Gjukanoviç, Mali i Zi është tashmë pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Malin e Zi, sepse edhe ne kemi se ç’të mësojmë nga Mali i Zi, sidomos në drejtim të integrimit evropian ku Mali i Zi ka avancuar më shumë dhe ku ne dëshirojmë të vazhdojmë së bashku drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po kështu kam falënderuar Kryeministrin Gjukanoviç për vëmendjen që ai i ka kushtuar vazhdimisht minoriteteve në vendin e tij, sepse ky është një element mjaft i rëndësishëm edhe për standardet e një vendi anëtar të NATO-s dhe kam dëgjuar më kënaqësi angazhimin e tij për të forcuar më tej dialogun me shqiptarët në Malin e Zi dhe me pakicat e tjera për t’i avancuar më tej të drejtat e tyre, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimin Europian”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al