Ilir Meta : LSI i kushton vëmendje fuqizimit të të rinjve në shoqërinë shqiptare dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrjen qendrore dhe lokale në Shqipëri

berlin-metaGjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Fondacionit Friedrich Ebert (FES), z. Kurt Beck, të cilit i shprehu mirënjohjen për punën dhe mbështetjen e ofruar në zhvillimet sociale dhe politike në Shqipëri.

Meta u shpreh se: “LSI e vlerëson bashkëpunimin me FES sepse vlerat e Evropës së Bashkuar janë në thelb vlera të social-demokracisë, të lirisë, barazisë sociale dhe të solidaritetit”.

Beck vlerësoi vizitën e delegacionit të LSI-së në Berlin si një hap të rëndësishëm më tej në bashkëpunimin e ngushtë dhe e siguroi z. Meta se FES qëndron i gatshme të ofrojë ekspertizën e tij politike në mbështetje të avancimit të vlerave social-demokrate dhe të mirëqeverisjes në Shqipëri.

Duke biseduar për përgatitjen e të rinjve shqiptar në tregun gjithnjë e më dinamik të punës, z. Meta dhe z. Beck, ranë dakord që të intensifikohen programet konkrete që çojnë përpara formimin profesional të të rinjve, të cilët kanë nevojë për më tepër aftësi bashkëkohore dhe ‘know-how’ për të qenë më të konkurrueshëm.

Meta nënvizoi se: “LSI i kushton shumë vëmendje fuqizimit të të rinjve në shoqërinë shqiptare si dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrjen qendrore dhe lokale në Shqipëri”.

Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Berlin shoqërohej nga deputetja dhe nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, Sekretarit Ndërkombëtar i LSI-së Ralf Gjoni dhe anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar Eriol Braimllari.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al