Ilir Meta: Mirëpriten shkëmbime të tjera të nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Ilir Meta 1Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATOs që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. ‎Ilir Meta‬ priti Zv. Kryetarin e Parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit z. ‪‎Ziyafat Asgarov‬ në një takim dypalësh.

Kryetari i Kuvendit z. Meta i uroi mirëseardhjen z. Asgarov dhe delegacionit parlamentar të Azerbajxhanit në Tiranë dhe vlerësoi intensifikimin gjatë viteve të fundit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve. Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se mirëpriten shkëmbime të tjera të nivelit të lartë si dhe rritja e përfaqësimit diplomatik në të dy vendet.

Duke ndarë bindjen e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, z. Meta dhe z. Asgarov nënvizuan rëndësinë e realizimit me sukses të projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për gjithë Evropën. Në këtë kontekst, z. Meta vuri në dukje se shtrirja e rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë si dhe zgjerimi përmes IAP i korridorit transadriatik pas përfundimit të TAP, do t’i shërbejë të gjithë rajonit të Ballkanit.

Burimi:( integrimi.al/ E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al